Pasi i dashuri e propozoi për martesë, Xheni i ‘Big Brother’ merr vendimin e papritur për të ardhmen e saj

Disa ditë më parë, Xheni Mhillaj festoi ditëlindjen e saj me miqtë e saj më të mirë. Por në këtë ditë speciale për të, ajo mori një propozim për martesë nga i dashuri.

Ajo është prej disa kohësh në lidhje me një djalë shqiptar, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Për dashurinë, Xhenit i është dashur të sakrifikojë shumë.

Së fundmi, ish banorja e “Big Brother” u është përgjigjur pyetjeve që disa fansa i kanë bërë në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur atë nëse do të rikthehet në Itali.

Por Xheni ka zbuluar se ajo nuk ka ndërmend të kthehet më në shtetin fqinj, por do të qëndrojë të jetojë në Shqipëri për hir të dashurisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto