Pasi Eni u shfaq në krahët e një mashkulli tjetër, Genci bën reagimin e fortë ndaj saj

Eni Koçi dhe Gent Prelvukaj janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët u fejuan disa muaj më parë pas një super propozimi të reperit.

Dyshja janë shumë të përfolur në media. Së fundmi, Eni ka habitur me një foto që ka hedhur në Instagram, ku shihet në krahët e një mashkulli tjetër.

Kjo foto ka marrë shumë komente, ku nuk ka munguar as reagimi i Genc Prelvukaj, i cili i ka komentuar dy emoji të inatosur Enit në këtë foto.

Mirëpo, këngëtarja ia ka kthyer reperit komentin duke i thënë “Dashuri”. Mesa duket fotoja është bërë në kuadër të projektit të ri muzikor të Enit që quhet “Sekreti”.

Më pas, këngëtarja ka publikuar një video të Gencit që i bie fyellit, ndërsa ndodhen në shtëpi. “My baby”, ka shkruar Eni përbri kësaj video për partnerin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto