Flower
Flower

Pasi e tradhtoi me shoqen e motrës së saj, Khloe Kardashian dhe Tristian sërish bashkë

Disa javë më parë, skandali i tradhtisë së Tristian Thompson, të dashurit të Khloe Kardashian me Jordyn Woods, shoqen e motrës së Khloe, Kyliet, pushtoi gjithë mediat ndërkombëtare.

Fill pas kësaj tradhtie të dytë, Khloe u nda përfundimisht nga basketbollisti, me të cilin ka edhe një vajzë, True.

Mirëpo, ka qenë 1 vjetori i lindjes së vajzës që ka bashkuar sërish dyshen, të cilët kanë organizuar një super festë për të voglën në këtë ditë të rëndësishme për të.

Në këto foto e video të publikuara, shihen se Khloe dhe Tristian janë sjellë shumë mirë afër me njëri-tjetrin, duke treguar se vazhdojnë të mbajnë kontakte dhe të jenë në raporte të mira për t’i dhënë sa më shumë dashuri vajzës së tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto