Pasi e refuzuan nga Festivali i RTSH, Erik Lloshi zbulon se ç’ndodh realisht në organizimin e tij

Disa ditë më parë, u bë e ditur se këngëtari Erik Lloshi ishte refuzuar që të merrte pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Sipas “Newsbomb.al”, kënga e Erikut ishte refuzuar nga organizatorët dhe për këtë arsye, ai nuk do të konkurrojë në këtë festival.

Pas këtij vendimi, ka reaguar Eriku. Në një intervistë për emisionin “Semafor”, ai ka thënë se ky është një vendim i padrejtë dhe ka zbuluar se në festival ka kompozitorë të huaj, një gjë që nuk lejohet.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto