Flower
Flower

Pasi e hoqën nga “Stop”, zbulohet emisioni televiziv ku do të punojë Alesia Bami

Bëri bujë largimi i velinës së emisionit “Stop”, Alesia Bami, pasi ajo u shfaq pa marrë leje në një emision të një televizioni tjetër.

Largimi i saj u shoqërua me sulme të ndryshme, ku Alesia deklaroi në intervistë se nuk ishte në dijeni të kontratës së punës.

Ndërkaq, vetëm pak ditë pasi është larguar, burime për “Syri.net”, kanë treguar se balerina do të shfaqet në një tjetër ekran televiziv.

Shumë shpejt, Alesia do t’i bashkohet stafit të “E diell” në “Top Channel”, ku do të bëjë rubrikën e llotarisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto