Flower
Flower

Pasi e akuzoi të dashurën për tradhëti, Rezart Veleshnja publikon bisedën private me të/ Foto

Aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, pushtoi mediat dy ditë më parë pasi akuzoi publikisht të dashurën se e kishte tradhtuar me 4 meshkuj të tjerë.

“Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa” , shkroi Rezarti në postimin ku zbuloi se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Por, disa orë më pas, aktori mohoi çdo fjalë dhe u shpreh nëpërmjet disa videove në Instastory, se i kishin vjedhur Instagramin dhe ai nuk i kishte bërë këto akuza.

Pas këtyre fjalëve, Rezarti ka publikuar vetëm pak më parë një bisedë me të dashurën e tij. Ai ka treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon që të jetë shumë mirë, duke treguar njoftimet që i kanë ardhur në telefon prej saj, të cilës ia ka vendosur emrin “Dashuria”.

“Të dua” shkruan Rezarti në foton e publikuar, ku në sfondin e ekranit shihet fotografia e një femre bjonde.

Ju mund të pëlqeni dhe këto