Pasi Bella u nda nga The Weeknd, Selena bën veprimin e papritur për ishin e ish partnerit

Selena Gomez u lidh me The Weeknd, ish të dashurin e Bella Hadid pasi ajo u nda nga ai. Më pas, reperi u rilidh sërish me supermodelen pas ndarjes nga këngëtarja e njohur.

Por lidhja me Bellan dhe The Weeknd nuk zgjati shumë dhe ata i kanë dhënë sërish fund marrëdhënies së tyre. Ndërkaq, Selena dhe Bella Hadid kanë dy vite që nuk ndiqen në Instagram.

Por këtë periudhë, Selena Gomez ka vendosur të nisë një etapë të re në jetën e saj dhe së fundmi, ajo i ka bërë follow supermodeles në Instagram.

Bella nga ana tjetër nuk ia ka kthyer “follow-in” Selenës, por ka pëlqyer një nga fotot e saj të fundit. Ky veprim ka lënë të nënkuptohet se dyshja po rregullojnë marrëdhënien mes tyre.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto