Flower
Flower

Pasi akuzoi të dashurën se e kishte tradhtuar me 4 të tjerë, Rezart Veleshnja mohon çdo fjalë

Ditën e djeshme bënë bujë në rrjet e media disa statuse që Rezart Veleshnja, aktori i njohur i “Portokalli”, publikoi në profilin e tij në Instagram, ku akuzonte të dashurën se e kishte tradhtuar me 4 meshkuj të tjerë.

Por fill pas këtyre akuzave, Rezarti ka publikuar disa video në Instastory, duke treguar se i kishin vjedhur profilin dhe se ai do ta çonte këtë çështje në Prokurori.

“Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.

Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Ëashingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”, shprehet Rezarti.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto