Pas vitesh të lidhur, Fotini dhe Danieli ndahen përfundimisht

Fotini dhe Danieli ishin një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët së bashku arritën të fitonin “Big Brother Albania 9”.

Ata kishin një Instagram të përbashkët me emrin “La Fo Da”, ku publikonin foto të ndryshme me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të lumtur.

Por prej disa muajsh kjo faqe ishte e mbyllur, deri së fundmi. Fotinia e ka rimarrë sërish këtë faqe dhe e ka hapur atë, por janë vënë re ndryshimet që ajo ka bërë.

Fotinia ka hequr emrin e Danielit dhe ka lënë vetëm emrin e saj, ndërsa ka fshirë fotot që kishte me të. Ajo ka publikuar fotot e saj dhe me familjarët.

Nuk dihet ende shkaku që çoi në ndarjen e dyshes shumë të komentuar dhe e vetmja gjë që na mbetet, është të presim që Fotini ose Danieli të flasin vetë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto