Flower
Flower

Pas tradhëtisë së partnerit, Khloe Kardashian kapet mat me reperin e njohur

Disa javë më parë bëri bujë në media tradhëtia e Tristian Thompson me Jordyn Woods ndaj Khloe Kardashian.

E pasi i dha fund përfundimisht marrëdhënies me babain e vajzës së saj, Khloe duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e një reperi të njohur.

Teksa ndodhej në festën e ditëlindjes së motrës së saj Kourtney, Khloe u pa shumë e afërt me ish të dashurin e saj, French Montana, nga i cili u nda 5 vite më parë. Mendohet se dyshja janë rikthyer bashkë, duke ngritur dyshimet se Khloe e ka harruar Tristian.

Ju mund të pëlqeni dhe këto