Flower
Flower

Pas sherrit me Ermal Fejzullahun, Olti Curri bën reagimin që s’pritej

Një koment i Ermal Fejzullahut në një foto të Faton Sheshit ka ngjallur një debat online midis këngëtarit dhe gazetarit Olti Curri, i cili e thumboi publikisht atë.

“Thuj le t’kesh pak se s’po dihet ça është”, shkroi Ermali në koment, ndërsa Olti Curri iu drejtua profilit të tij në Instagram, duke thumbuar këngëtarin.

“Ça po me shohin syte
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt!!!
Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol…“, shkroi Olti, ndërsa Ermali ia ktheu në koment:

“Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto”.

Fill pas këtij komenti, ka ardhur reagimi i Olti Currit, i cili shkruan se meqë komenti i tij me humor ndaj Ermalit u keqkuptua nga fansat e këngëtarit, ka vendosur të publikojë sharjen që i janë bërë nga këta të fundit.

“Nuk me boni Zoti te kem fansa me kete nivel, hajde durim…Megjithese ishte nje koment me humor, gjakrat u ndezen dhe per hir te drejtesise edhe komentet kunder meje dhe pro kengetarit Ermal Fejzullahu duhen publikuar”, ka shkruar Olti në këtë postim ku ka publikuar komentet e fansave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto