Pas ndarjes nga Stresi, Keisi zbulon gjendjen e vështirë emocionale që po kalon

Disa javë më parë, u zbulua se Stresi i kishte dhënë fund marrëdhënies me Keisin, vajzën me të cilën ai ishte martuar prej kohësh.

Ishte Keisi ajo që hoqi mbiemrin Lushaj nga bio i saj në Instagram dhe më pas, si Stresi dhe ajo e hoqën njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram.

Së fundmi, Keisi ka postuar disa statuse në profilin e saj, që të lënë të nënkuptosh se po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes.

“Gjërat do të bëhen më mirë! Mund të ketë stuhi tani, por nuk mund të bjerë shi përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Keisit, ndërsa në një tjetër thuhet: “Beso që jeta po të jep ekzaktëshit atë për të cilën ke nevojë”.

Kur fansat e pyetën për Stresin në Instastory, Keisi ka vendosur mos t’u kthejë përgjigje vetëm këtyre pyetjeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto