Pas ndarjes nga Nora, Robert Berisha kapet mat me të dashurën e re në pushime

Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar këto kohë për shkak të ndarjes nga Nora Istrefi pas 13 vitesh marrëdhënie.

Së fundmi, Roberti ndodhet me pushime në Turqi, prej nga ku ai nuk është vetëm. “Prive.al” ka siguruar dy foto ku Roberti shihet me një vajzë misterioze.

Fytyra e saj nuk duket pasi është fotografuar me kurriz, ndërsa këngëtari ndodhet në tavolinë bashkë me vajzën.

Ata shihen duke biseduar ndërsa po konsumojnë një pije. Dyshja ndodhen në një prej hoteleve më romantike në Turqi, që preferohet shumë nga çiftet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto