Flower
Flower

Pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohet lidhja e Adrola Dushit me aktorin me famë ndërkombëtare

Dy vite më parë, modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, zbuloi se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Adis. E pavarësisht divorcit, ajo bëri të ditur se ka një marrëdhënie të mirë me ish partnerin e saj, me të cilin ka edhe një djalë, Troin.

Tashmë, modelja shqiptare po korr suksese në pasarelat e modës në SHBA, e mesa duket, përpos suksesit në punë, edhe jeta e saj dashurore po lulëzon.

Së fundmi, Adrola është shfaqur në rrjete sociale me një aktor me origjinë shqiptare që jeton në Amerikë, i quajtur Pavllo Zengo.

Sipas “Panorama.al”, Adrola është ka krijuar një lidhje me Pavllon, pasi fotot e shumta së bashku dhe komentet që lënë në fotot e njëri-tjetrit, ka ngritur dyshimet se ata janë më shumë se miq.

Ai po ashtu ka postuar të njëjtën foto me statusin “Merre, ose lëre”, duke iu referuar Adrolës. Nuk kanë munguar komentet e miqve, të cilët i sugjerojnë që ta marrë Adrolën pas asnjë mëdyshje, pasi, sipas tyre “është një nga vajzat më të bukura mbi tokë”.

Poshtë fotos nuk i mungojnë komentet me zemra të Adrolës, jo vetëm poshtë kësaj fotoje çift, po edhe të një tjetre që Pavllo ka postuar në “Instagram”-in e tij, në shoqërinë edhe një tjetër mikeshe. Pavllo Zengo është i njohur si aktor për rolet e tij në “The Org” (në 2017-n) dhe CSI (Cyber) në 2015-n.

Ju mund të pëlqeni dhe këto