Pas ndarjes nga bashkëshorti, Rudina Dembacaj e lidhur me ish deputetin e njohur shqiptar?

Rudina Dembacaj disa ditë më parë, konfirmoi në emisionin “Wake Up” në Top Channel se është në proces divorci nga bashkëshorti i saj, Aleks.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina në emision.

Por në media përpos lajmeve të ndarjes, u përfol më parë se moderatorja kishte filluar një lidhje të re. Së fundmi, “Prive.al” ka bërë të ditur se Rudina ka përmendur emrin e tij gjatë inagurimit të bar-it të saj.

 “Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, janë fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtohen ish-deputetit Mark Frroku.

Nuk dihet ende se sa i vërtetë është ky lajm, ndërsa pritet reagimi i Rudinës. Kujtojmë se ish deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve, ndërsa vitin e kaluar bashkëshortja e tij humbi jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Burimi: Prive.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto