Pas ndarjes nga Angelina, Brad telefonon Aniston duke i bërë deklaratën e papritur

Pas disa vitesh martesë, çifti i preferuar i showbiz-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan nga njëri-tjetri. Ky lajm mori dhenë dy vite më parë dhe nuk ishin të paktë fansat e çiftit të njohur që u trishtuan nga ky vendim i dyshes.

Menjëherë pas ndarjes së tyre, u raportua në media se Brad ishte ribashkuar me Jennifer Aniston, gruan që kishte para se të lidhej me Angelinën. Por këto fjalë u mohuan nga të dy.

Mirëpo, disa burime për “US Weekly” kanë treguar se fill pas ndarjes nga Angelina, Brad ka telefonuar Aniston. Sipas këtyre burimeve, Brad i ishte shprehur aktores se po kalonte një periudhë të keqe me Angelinën dhe i kërkoi falje asaj për deklaratën që bëri pasi u ndanë, kur tha se martesa me Aniston ishte bërë e mërzitshme dhe e lodhshme.

Kujtojmë se së fundmi, Brad ishte i pranishëm në 50 vjetorin e lindjes së Jennifer, duke treguar kështu se dyshja i kishin rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto