Pas largimit të Eneda Tarifës, zbulohet prezantuesja që do moderojë “Portokalli”

Disa ditë më parë, Eneda Tarifa zbuloi se do largohej nga drejtimi i “Portokalli” dhe do fokusohej tek projektet e saj muzikore.


“Te dashurit e mi, miq real e virtual.
Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale.
Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.
Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…
Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Ju dua të gjithëve”, shkroi Eneda.


Së fundmi, është zbuluar edhe personi që do e zëvendësojë Tarifën. Disa burime për “Revista Who” bëjnë të ditur se Fjoralba Ponari do jetë ajo që do prezantojë emisionin e humorit krahas Salsano Rrapit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto