Pas largimit nga “On Records”, Fero merr vendimin drastik për karrierën e tij muzikore

Fero është një prej reperëve më të njohur në vend, i cili disa javë më parë bëri të ditur se ishte larguar nga labeli “On Records”. Menjëherë u aludua se Fero do të bashkohej me grupin “Babastars”.

Por Fero i mohoi këto lajme duke hapur një kanal të vetin në Youtube, aty ku tha se do hidhen këngët e tij. Disa ditë më parë, Fero zbuloi se kishte ndërmend të hapte një label të vetin që do ta quante “Gang Gang”.

Por së fundmi, Fero ka habitur fansat me një positm që ka bërë në Instagram lidhur me karrierën e tij në muzikë.

“A thu çfarë ka me ndodh me karrierën time?”, ka shkruar Fero në Instastory. Reperi ka fshirë gjithë fotot personale, ka hequr nga ndjekësit të gjithë, përfshirë edhe Arbenitën. Se ç’do të ndodhi me karrierën e tij, pritet ta mësojmë në vazhdim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto