Pas kohësh aludime, Adrola Dushi zbulon përfundimisht marrëdhënien që ka me modelin

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka qenë shumë e komentuar në media këto kohë për shkak se është përfolur se është në një lidhje me modelin Pavllo Zengo.

Dyshja janë parë shumë herë së bashku dhe madje kanë publikuar foto, ku në një foto të fundit që shfaqej me të, Adrola shkroi: “Pavllo im”.

Pas këtij postimi, fansat menjëherë e pyetën Adrolën nëse ajo është e lidhur me modelin dhe shumë e kanë uruar për këtë marrëdhënie.

Por pas këtyre komenteve, ka ardhur dhe reagimi i Adrolës. Ajo ka ndryshuar menjëherë përshkrimin e fotos dhe ka shkruar “Pavllo im… miq deri në fund”, duke sqaruar njëherë e mirë se janë thjeshtë shokë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto