Pas këtij gjesti të Romeos, s’ka më dyshime se ai është i lidhur me Jonida Maliqin

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë komentuar shumë këtë kohë për shkak se ata janë përfolur në një lidhje.

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar publikisht, por janë kapur shumë herë bashkë, dyshja me veprimet e tyre kanë lënë vend për të dyshuar se janë në një marrëdhënie.

Në puntatën e parë të emisionit “3-shat” që moderohet nga binjakët Veshaj dhe Bora Zemani, Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë dhe e puthi Romeon në faqe.

Së fundmi, Jonida ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në xhirimet e një pjese që shfaqet e veshur si sirenë dhe është vënë re menjëherë komenti i Romeos.

“Yll i bukur”, i shkruan aktori Jonidës, shoqëruar me një zemër, duke nxjerrë kështu zbuluar se ata janë më shumë se miq.

Ju mund të pëlqeni dhe këto