Flower
Flower

Pas fjalëve se u nda nga e fejuara, vjen reagimi i Skerdit

Disa muaj më parë, këngëtari i njohur Skerdi Ago i propozoi për martesë gazetares kosovare Vesa Rama, duke u kthyer kështu në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it.

Por së fundmi, në media është përfolur se çifti nuk kishin raporte të mira dhe i kishin dhënë fund marrëdhënies. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Skerdi fshiu të gjitha fotot që kishte me gazetaren në Instagram.

Por në lidhje me këtë çështje, një fans e ka pyetur Skerdin në Instastory nëse është ndarë vërtetë dhe këngëtari ka mohuar çdo fjalë të tillë.

“A je ndarë nga gruaja, se të gjithë kështu po thonë?”, e pyet fansi, ndërkohë që reperi është përgjigjur shkurt me një ‘Jo s’jam ndarë’ duke treguar kështu se marrëdhënia e tij është shumë mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto