Pas disa vitesh lidhje Çiljeta zyrtarizon marrëdhënien me Alban Hoxhën, prezanton kunatat

Çiljeta është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila së fundmi u rikthye në skenën muzikore me këngën “A je mirë”, një bashkëpunim me Esto.

Ndërkaq, Çiljeta ka vite që përflitet se është në një marrëdhënie me portierin e skuadrës së Partizanit, Alban Hoxhën. Dyshja ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Por së fundmi, ka qenë vet Çiljeta që ka bërë të ditur se lidhja e tyre është bërë familjare. Ajo ka publikuar një video me kunatat e saj.

Në këtë video, shfaqen Çiljeta dhe dy kunatat e saj me fëmijët e tyre, teksa dëgjojnë muzikë në makinë dhe duken të lumtura. “Me kunatat”, ka shkruar Çiljeta përbri kësaj videoje, duke treguar se me to ka një marrëdhënie të mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto