Pas deklaratës së Kanye West për t’u bërë president i SHBA-ve, Kim Kardashian shqetësohet për të shoqin

Më 4 korrik, në ditën e pavarësisë së SHBA, reperi Kanye West deklaroi se do të kandidonte për President të SHBA-ve. Më vonë, ai dha një intervistë për “Forbes” mbi disa detaje rreth kandidaturës së tij, por shumë njerëz e kanë cilësuar të pakuptimtë këtë intervistë.

Së fundmi, mediat ndërkombëtare deklarojnë se Kim Kardashian është shumë e shqetësuar për Kanye pas deklaratave të tij për t’u bërë president.

Kim ende nuk e ka komentuar publikisht intervistën që reperi dha për “Forbes”, por disa burime të afërta bëjnë të ditur se ajo e kupton që Kanye e kalon ndonjë fazë të tillë ndonjëherë.

Ai është shumë i apasionuar me çdo gjë që bën, dhe Kim e respekton këtë, por ajo nuk është gjithmonë dakort me veprimet e tij, gjë e cila e bën lidhjen e tyre kaq speciale“, shtojnë me tej burimet e ET.

Ju mund të pëlqeni dhe këto