Pas aludimeve se janë të lidhur, Adrola flet për Capital T: “Ndjehem mirë që e kam në jetën time”

Disa javë më parë, Adrola Dushi dhe Capital T u përfolën në media se ishin lidhur. Aludimet u shtuan pasi Capitali hodhi një foto ku shihej bashkë me Adrolën.

Por dyshja më vonë i mohuan këto fjalë. Së fundmi, Adrola ka qenë e ftuar në emisionin “NIN”, prej nga ku ka sqaruar këto lajme.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time”, tha Adrola.

Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto