Pas 9 vitesh lidhje me Ertemionën, Devis Xherahu flet për planet për t’u bërë baba

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani, së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Prej andej, ata kanë folur për marrëdhënien e tyre, si dhe planet për martesë dhe fëmijë.  Dyshja kanë pohuar se kanë plane për të organizuar një ceremoni martesore.

Ata kanë thënë se kanë 9 vite bashkë dhe janë gati ta kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre. Ndërkaq, Ertemiona ka thënë se Devis është në momentin e duhur për t’u bërë baba dhe këngëtari u shpreh se i do shumë fëmijët dhe do ishte një baba shembullor.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto