Pandemia nuk lejon koncertet, Ermal Fejzullahu kërkon të gjejë punë

Tregu muzikor dhe artistët kanë pësuar një goditje të madhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, pas mbylljes së lokaleve me muzikë dhe club-eve.
Së fundmi, këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory. Një fans i kërkoi Ermalit që t’i gjente një punë në Prishtinë.


Por Ermali i ka kërkuar fansit të njëjtën gjë. “Gjema ni punë në Prishtinë të lutem”, i shkruan fansi. “Gjema dhe ti mu se pa pun jem”, ju përgjigj Fejzullahu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto