Pamjet emocionuese, Mozzik takohet me vajzën e tij për herë të parë pas disa muajsh

Për shkak të karantinës, reperi shqiptar Mozzik u nda nga vajza e tij, Hana dhe nuk mund ta shikonte atë për disa muaj.

Kjo ndodhi pasi Hana jeton me të ëmën në Zvicër dhe Mozzik në Kosovë. Së fundmi, reperi ka udhëtuar drejt Zvicrës dhe ka mundur të takojë Hanën.

Ai ka publikuar në Instastory dy foto krahas së bijës dhe duket shumë i lumtur. Në një nga fotot, reperi dhe vajza kanë kombinuar atletet bashkë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto