Omeri i “Dashuri me qira” ndryshon pamjen, shihni si duket aktori kur merr çmimin e rëndësishëm

Baris Arduç, aktori i njohur turk nga roli i Omerit në serialin “Dashuri me qira”, është shpallur “Aktori më i mirë i vitit”.

Ai ka qenë në ndarjen e çmimeve BIAF 2019 në Bejrut, Liban, ku ka marrë çmimin e rëndësishëm. Aktori ka rënë në sy për pamjen e tij ndryshe nga herët e tjera, ku binte në sy kostumi i zi që e tregonte shumë elegant.

“Kam dashur gjithnjë ta vizitoj Bejrutin. Jam shumë i nderuar që marr mirënjohje nga vende të ndryshme. Të gjithë ishin shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Shpresoj të vij sërish në Liban dhe të kaloj më shumë kohë. Falenderoj të gjithë stafin”, u shpreh aktori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto