Olti Curri i drejtohet Antonetës së ‘PërPuthen’: “Ka një virgjërim të menjëhershëm”

Gazetari Olti Curri dhe Antoneta e “Për’Puthen” kanë qenë së fundmi në rubrikën “Trotuar”, ku kanë pasur një debat të vogël mes tyre për shkak të temës që është diskutuar “Opinioni si presion shoqëror”.

Olti i është drejtuar Antonetës dhe i ka thënë se ajo nuk është si shfaqet në ekran. “Antoneta vdes nga opinionet e publikut. Antoneta në backstage është shumë pop, e drejtpërdrejtë, përdor humorin të ngacmon. Këtu Antoneta ka një virgjërim të menjëhershëm ashtu siç e ka Madonna. Ajo bën atë që do publiku, po kështu dhe Antoneta”, u shpreh Olti Curri.

Antoneta ndërkohë ka pranuar se nuk në ekran nuk shfaqet plotësisht vetvetja.

“Unë nuk jam dakord me Oltin se ai është radikal shumë. Po, është e vërtetë. Unë nuk jam 100% siç jam në përditshmëri, sepse unë e kam theksuar që televizioni ka një etikë, ka një mënyrë të qëndruari dhe të shprehurit dhe duhet ti qëndrosh asaj.  Unë përpiqem që të nxjerr Antonetën që është e mirë për ekran”, ka thënë Antoneta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto