Olta Daku ndërmerr nismën e madhe për të prekurit nga tërmeti

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Daku, ka ndërmarrë një nismë të madhe për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të rikthehet shfaqja “Shirli Valentina” dhe të ardhurat nga shitja e biletave, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

“Bashkë me Adën vendosëm që të ardhurat e ‘Shirli Valentinës’ që do të jetë këtë fundjavë, të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Me shpresën për të ndihmuar sadopak në këtë situatë të vështirë… Në 7 dhe 8 dhjetor ora 19:00 në ArTurbina (salla e madhe)”, ka shkruar Olta në një postim të bërë në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto