Nxorri mesazhet shantazhuese që mori, reagon Kejvina: “Do doja shumë t’ua ktheja në të njëjtën monedhë”

Kejvina Kthella ka reaguar sërish ndaj mesazheve shantazhuese që ka marrë në rrjetet sociale, ku i nxorri ato publikisht përmes një postimi në Instagram.

Së fundmi, modelja ka bërë një tjetër postim ku ka sqaruar se pse ka vendosur ta bëjë këtë gjë. Ajo ka shkruar se ndjehet keq që vajzat shqiptare që duan të arrijnë shumë, paragjykohen për zgjedhjet e tyre.

“Arsyeja pse mora mundimin me ju kthy përgjigje është për respektin dhe dashurinë që kam ndaj njerëzve që më rrethojnë dhe mendoj se iu detyrohen që t’jua them të vërtetën fatkeqe që njerëzit nuk janë aspak dashamirës në Shqipëri dhe bëjnë çdo gjë që të ulin imazhin e një vajze të re që mundohet me mish e me shpirt që të eci përpara në jetë pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë gjatë rrugëtimit njerëzor. Gabimet janë njerëzore. Jo-njerëzore janë kërcënimet, urrejtja dhe shpifja e vazhdueshme që i bëhet femrave shqiptare. Doja shumë t’jua ktheja në të njëjtën monedhë por drejtësia e madhe është fatkeqësia që juve jeni këto që jeni dhe unë jam kjo që jam. Krenare dhe e pamposhtur ndaj çdo lloj njeriu që përpiqet të më cënojë. Hera e fundit që merrem me ju”, shkruan Kejvina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto