Nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit, Jonida i shkon tek puna Romeos

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë komentuar shumë në media se janë në një lidhje, ndonëse dyshja nuk i kanë konfirmuar asnjëherë këto zëra.

Mirëpo, ata janë kapur shpeshherë së bashku në shoqërinë e njëri-tjetrit. Tani, duket se ata janë bërë të pandarë.

Së fundmi, Jonida është shfaqur në zyrat e Tring, aty ku punon dhe Romeo. Deri më tani përflitet se Jonida do të jetë e përfshirë në emisionin e ri të Bora Zemanit që ka të bëjë më modën, ku Jonida sigurisht që s’mund të mungonte.

Ju mund të pëlqeni dhe këto