Nuk pritej, Rihanna bën veprimin e bujshëm ndaj Chris Brown ndonëse është e lidhur me miliarderin

Rihanna dhe Chris Brown kanë qenë një nga çiftet më të komentuar, ndarja e të cilëve bëri shumë bujë aso kohe. Rihanna ka kohë që është e lidhur me miliarderin arab dhe duket mjaft e lumtur me të.

Ndërkaq, Chris këto kohët e fundit ka rënë në sy për shkak të komenteve pikante që ka lënë në fotot e Rihannës në Instagram, e cila asnjëherë nuk i ka kthyer përgjigje.

Por së fundmi, Rihanna ka bërë një veprim të papritur ndaj Chris. Ajo ka publikuar një video teksa po prezantonte linjën e saj të buzëkuqëve dhe në sfond ishte kënga e ishit të saj. “Come Together”.

Ky gjest i Rihannës i ka surprizuar të gjithë fansat e saj dhe të reperëve, duke mos ditur arsyen që fshihet pas faktit pse këngëtarja vendosi pikërisht këtë këngë në video.

Ju mund të pëlqeni dhe këto