Nuk njihet më, The Weeknd bën ndryshimin drastik në pamjen e tij

The Weeknd është një prej reperëve më të njohur në gjithë botën, i cili disa javë më parë u nda nga e dashura supermodele, Bella Hadid.

E pas ndarjes nga ajo, reperi ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik në pamjet e tij. Ai është shfaqur në “Toronto International Film Festival” me një pamje komplet ndryshe.

Me mustaqe dhe me flokë të prera si modeli i viteve ’70, The Weeknd ka habitur të gjithë të pranishmit pasi s’dukej fare si ai me këtë pamje.

Ai ishte veshur me një kostum blu dhe buzëqeshi për kamerat. Kujtojmë se reperi dhe Bella u ndanë për shkak të axhendave të tyre të ngjeshura.

Ju mund të pëlqeni dhe këto