Flower
Flower

“Nuk m’i kanë dhënë paratë”, Jonida Maliqi bën akuzën e fortë ndaj RTSH

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, na prezantoi këtë vit në festivalin e Eurovizionit me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Jonida arriti që të na përfaqësonte në Eurovizion pasi u shpall fituese në Festivalin e Këngës në RTSH. Por e ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”, Jonida ka treguar se duhet të paguhej nga RTSH për këngën fituese.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para“, ka thënë Jonida, duke thënë se nëse ato para do të jenë, do t’i marri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto