“Nuk ka para”, Gjyste Vulaj bën deklaratën e papritur pasi qeveria ndaloi muzikën dhe koncertet

Për shkak të masave kufizuese kundër hapjes së klubeve dhe ndalimit të muzikës, artistët shqiptarë nuk kanë punuar këtë sezon veror.

Pas këtyre masave, ka reaguar këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj. Ajo është një nga këngëtaret që kërkohet më shumë në ahengje të ndryshme muzikore, por jo këtë sezon veror.

Përmes një postimi në Instastory, Gjyste ka treguar datat e koncerteve që ka pasur sezonet e kaluara, por tani thotë se ndonëse është pa para, është e lirë dhe pa stres.

Kështu çdo sezon veror por këtë vit e lirë, relaks. Nuk ka para, por as stres. Është në rregull vetëm ta kemi shëndetin për të gjithë juve”, ka thënë ajo.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto