“Nuk ka ndjenjë më të bukur”, kryeministri Haradinaj krenar për arritjen e gruas

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, ka marrë një çmim të rëndësishëm në Samitin e Londrës.

Ajo është vlerësuar me çmimin “Phenomenal Global Women”, në “Global Woman Summit 2019”, që u zhvillua në Londër.

Për këtë vlerësim, Haradinaj është ndjerë shumë krenar për gruan dhe përmes një statusi në Facebook, ka shprehur lumturinë për femrën që ka në krahë dhe që asnjëherë nuk dorëzohet.

“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar Kryeministri Haradinaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto