“Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre”, Adrola Dushi bën deklaratën e fortë

Adrola Dushi është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi me një status që ka bërë për njerëzit gënjeshtarë.

Modelja ka shkruar ‘e huazuar’ në fund të tekstit, ku ka lënë të kuptohet se i ka ndodhur të jetë përballë me të tillë njerëz dhe atyre u ka drejtuar një thumb.

“Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”, thuhet në këtë shkrim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto