Flower
Flower

Nuk iu pëlqeu, fansat i kundërvihen Ermal Fejzullahut pas komentit të papërshtatshëm

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka irrituar disa njerëz në mediat sociale për shkak të një komenti që ka lënë në një foto të menaxherit të VIP-ave, Faton Shoshit, i cili kishte dalë me Këshilltarin e Presidentit të Gambias.

“Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është”, ka shkruar Ermali në këtë foto, duke nënkuptuar se personi në fjalë nuk dallohej për shkak të ngjyrës.

Mirëpo, ky koment i këngëtarit nuk është pritur mirë nga shumë njerëz, të cilët i kanë thënë ta fshinte atë pasi ishte e papërshtatshme. Për shkak të situatës, ka vepruar Fatoni, i cili ka vendosur që të mbylli komentet, duke mos lejuar që kjo çështje të shkonte më tej.

Ju mund të pëlqeni dhe këto