Flower
Flower

Nuk ia nxjerr asnjëherë fytyrën vajzës në foto, Rudina Magjistari zbulon arsyen e këtij vendimi

Së fundmi, në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar prezantuesja Ermira Çausholli, e cila është bërë nënë për herë të katërt.

Gjatë intervistës, Ermira ka treguar emocionet e të pasurit vetëm vajza në shtëpi, ndërsa u shpreh se e ndjen si detyrë ndaj publikut që t’i shfaqi momentet e saj më të bukura me fëmijët në rrjetet sociale.

Unë them që për sa kohë kam kaq vite në televizion, e ndjej për detyrë që publiku duhet të shohë gjërat e mia më të mira. Do ishte shumë mirë që njerëzit publik të shfaqen tek publiku i tyre me më të mirat e tyre. Pse jo edhe me fëmijët kur janë bebe. Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin”, u shpreh Ermira.

E fill pas kësaj deklarate, Rudina ka thënë se ajo ka preferuar që vajzën e saj, Mia, mos ta shfaqi në ekran sepse mendon se do të ishte një peshë e madhe për të.

“Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun”, është shprehur Rudina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto