Nuk i shkoi në dasmë Erik Lloshit, Anxhela Peristeri zbulon arsyen e fortë pse s’ishte atje

Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi janë përfolur shumë kohë në media se kanë pasur një sherr dhe për këtë shkak, nuk flisnin më bashkë.

Këto fjalë u përforcuan edhe më shumë kur Eriku nuk i shkoi në recital Anxhelës dhe ajo nuk i shkoi në dasmën që organizoi disa javë më parë.

Së fundmi, Anxhela ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku i ka kërkuar falje Erikut që s’ishte në dasmën e tij, por ka thënë se kishte një koncert të rëndësishëm atë datë.

“Eriku mungoi në koncertin tim sepse kishte një problem të vetin. Kur u martua Eriku unë kisha mbyllur një datë për koncert dhe nuk bëhej fjalë ta anuloja sepse ishte shumë e rëndësishme, njerëzit do vinin nga Amerika. Unë i kërkoj falje që nuk isha. Tani po të dojë të mungojë edhe ai në dasmën time”, u shpreh Anxhela.

Më pas ajo ka thënë se ndonëse nuk ka qejf të bëjë dasmë me partnerin e saj, ajo me Erikun janë një me një pasi dhe ai nuk i shkoi në recital.

Ju mund të pëlqeni dhe këto