“Nuk i mendoj si diçka serioze”, Alesia Bami zbulon pse nuk dashurohet gjatë verës

Modelja Alesia Bami është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Së fundmi, modelja ka treguar në rubrikë “Trotuar” të “E diell” se nuk do dashurohet kurrë në verë.

Alesia ka treguar se në plazh shkon me familjen ose me shoqërinë dhe nuk ka mundësi të flirtojë. Gjithashtu, ajo ka treguar se nuk i beson shumë dashurive të verës.

Unë prandaj nuk njoh dhe nuk flirtoj me njerëz në verë, për arsye se jam gjithmonë në këto gjire që s’ka njerëz. Kështu që prandaj nuk njoh. Unë jam ose me shoqërinë ose me familjen. Me familjen jam në vende ku nuk ka shumë rini dhe nuk kam mundësinë kur të flirtoj. Nuk e mendoj si diçka serioze këto flirtimet e verës, më duken shumë të shkurtra”, u shpreh Alesia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto