Nuk humbi kohë, Fero filmohet me një tjetër femër pas ndarjes nga Arbenita

Disa ditë më parë, u raportua në media se Fero dhe Arbenita i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Modelja iku nga Gjermania ku po bashkëjetonte me Feron dhe është kthyer në Londër.

Së fundmi, ajo publikoi edhe një foto përbri së cilës bëri një deklaratë të fortë. “Ajo është mbretëreshë me ose pa ty”, shkroi Arbenita në këtë foto, që iu duk sikur i drejtohej Feros.

Pas këtij postimi të Arbenitës, ka ardhur edhe reagimi i reperit shqiptar. Ai ka publikuar një video teksa shihet në shoqërinë e një vajze.

Në këtë video, Fero nuk e ka treguar fytyrën e vajzës që e shoqëron. Mirëpo shumë kanë menduar se kjo është një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Arbenitës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto