“Nuk është shaka”, infektohet me koronavirus këngëtarja shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fiona, është infektuar me koronavirus dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo.

Në një postim në rrjetet sociale, Diona ka zbuluar se ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ajo është izoluar në shtëpi, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

“Më ka rënë Koronavirusi. Jam mirë, jam izoluar. Kjo është arsyeja pse nuk kam qenë aktive këto ditë. Nuk ishte shaka. Duhet ta marrim seriozisht”, është shprehur ajo mes të tjerash.

Ju mund të pëlqeni dhe këto