“Nuk e ka parë kurrë djalin, na kërcënon”, ish e dashura e Meriton Mjekiqit hedh akuza të rënda ndaj tij

Meriton Mjekiqi, prezantuesi i emisionit “Gjoni Black”, disa ditë më parë në emisionin “NIN” foli për ish të dashurën dhe djalin që ata kanë bashkë.

Mirëpo, ish e dashura e tij, Egesta, ka hedhur akuza të forta ndaj tij. Ajo ka shkruar se djali i tyre nuk merr pension ushqimor e as mbështetje financiare nga i ati, ndërsa i ka bërë thirrje mos t’ia përmendi më emrin nëpër intervista.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Anbdaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite.

Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët. Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përul e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngritë veten.

Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua të vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin ti nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq”, shkruan ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto