“Nuk duam ta dimë gjininë e fëmijës derisa të jetë 18 vjeç”, modelja e famshme nënë për herë të parë

Modelja me famë botërore, Emily Ratajkowski, do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka zbuluar vet modelja në një intervistë për “Vogue”, ku edhe ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Emily ka rrëfyer për “Vogue” se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë të interesuar shumë për gjininë e fëmijës së tyre.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur modelja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto