Flower
Flower

Nuk do ta besoni, kjo është domethënia e veçantë e tatuazhit të Kimikatit

Olsi Bylyku është vetëm 20 vjeç, por mosha e tij e re nuk e ka ndaluar aspak atë që të nisi një karrierë të suksesshme si aktor humori, duke u bërë i njohur për të gjithë publikun shqiptar në rolin e Kimikatit tek “Portokalli”.

Image result for kimikati

Ai ka deklaruar edhe më parë, se para se të futej në botën e aktrimit dhe të merrte rolin e madh që i ndryshoi jetën, ka punuar në moshën 18 vjeçare si kamarier dhe në skela me lyerjet.

Olsi krenohet me punët e tij të mëparshme dhe kur u shfaq dje në emisionin “Adrenalinë” të InTv, ai u pyet nga gazetarja mbi domethënien që ka tatuazhi i madh në krahun e tij.

1

Sipas Olsit, ky tatuazh tregon filmin e jetës së tij, historinë e tij deri në ditët e sotme.

“Ky është historia ime deri tani, filmi i jetës. Kamera që po kap të gjitha fotografitë, që nga lindja. Skelat, kur kam punuar me lyerjet, kamarier, Portokallia dhe gjërat që do vazhdojnë, por kam edhe një në poshtë që lexon “mbaj mend fillimin”, u shpreh ai.
Ju mund të pëlqeni dhe këto