Flower
Flower

Nuk do quhej Stormi, Kylie Jenner zbulon emrin që kishte planifikuar t’i vendoste të bijës para se të lindte

Kylie Jenner, miliarderja më e njohur në botë, u bë nënë për herë të parë në 1 shkurt të vitit 2018, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Stormi.

Menjëherë vogëlushja u kthye në një nga bebushet më të famshme të botës, por së fundmi, Kylie ka zbuluar se në fakt, kishte menduar një emër tjetër për vajzën e saj, por e ndërroi në minutën e fundit.

“Një emër që do t’ju them, sepse nuk besoj se do t’ia vendos vajzës sime të ardhshme, por doja ta pagëzoja me emrin Rose. Më pëlqente ai emër”, u shpreh Kylie, duke treguar se kur lindi, iu duk sikur Stormi e zgjodhi vet emrin e saj pasi i shkonte shumë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto