Flower
Flower

Njihuni me vajzën e Valbona Selimllarit, kopja identike e mamasë bukuroshe

Valbona Selimllari, miss-i i parë shqiptar, është afirmuar në sytë e publikut shqiptar si një nga ato femrat, bukuria e të cilave vetëm sa shtohet me moshën.

Ikonë e bukurisë femërore, Valbona vazhdimisht është pjesë e emisioneve dhe evenimenteve të ndryshme që ndodhin në vend.

@dancewithmealbania, veshja @classav_events @lilibeauty.center

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari) on

Ajo është nënë e dy djemve dhe një vajze, ku këtë të fundit e ka mbajtur të ‘fshehtë’ nga bota, në krahasim me djemtë e saj që i ka prezantuar edhe më parë para publikut.

Së fundmi, Valbona ka qenë pjesë e koncertit “Diva’s show” dhe në një foto të siguruar nga “Gazeta Express”, ajo shfaqet dorë për dore me vajzën e saj të vogël.

Në këto foto, Valbona shihet duke folur me Rovenën, ndërsa për dore mban vajzën, e cila pavarësisht moshës së vogël, ka të njëjtën ëmbëlsi dhe bukuri si mamaja e saj.

Me siguri kur të rritet edhe pak, ato do të duken si binjake!

Ju mund të pëlqeni dhe këto