Flower
Flower

Njësoj si prindërit, Miriami e Albani zbulojnë talentin e madh të Amelisë së vogël

Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Soiree”, kanë qenë të ftuar të afërmit dhe miqtë e këngëtarit të njohur shqiptar, Alban Skënderajt, të cilët kanë zbuluar detaje të pathëna për artistin.

Në fjalën e tij, babai i Albanit, Qerim Skënderaj, është shprehur se këngëtari ka marrë karakteristikat më të mira nga ai sepse është shumë koherent.

“Është njeri shumë koherent, çdo gjë e ka bërë në kohë, që nga shkolla, patenta, të dashurën e gjeti në kohë, martesën dhe vajzën …”, ka  thënë ai për të birin. Nga ana tjetër, babai i Albanit ka treguar se kur bashkëshortja e tij ishte shtatzanë me këngëtarin, ata mendonin se ai ishte vajzë.

“Unë kam dashur gjithmonë një vajzë dhe tek Albani i kishim shpresat se do ishte vajzë. Nisur edhe nga shenjat e shtatzënisë, u bindëm se ishte vajzë. Por doli një djalë shumë i shëndoshë…”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu, teksa ka folur për Albanin dhe Amelinë, Miriami ka treguar se vajza e tyre po ecën në hapat e prindërve të saj.

“Tani Ameli po zë dhe vendin tim si duet-partnere e tij. Kanë filluar kompozojnë bashkë. Mezi po pret të rritet se e di që do të ketë surpriza mes tyre”, ka treguar Miriami, duke treguar se vajza e tyre ka talent në muzikë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto